FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United bën gati super ofertën për rinovimin me Martial

Manchester United nuk dorëzohet dhe i bën një propozim të ri sulmuesit francez, Anthony Martial për të rinovuar kontratën. Ish lojtari i Monacos i cili po luan rregullisht në këtë sezon dhe po gjen shpesh edhe rrugën e golit, është në skadencë kontrate me Djajtë e Kuq në verën e vitit 2019.

Te United kurrsesi nuk duan të humbasin me parametër zero një lojtar kaq të rëndësishëm sa francezi. Sipas mediave angleze drejtuesit e United i kanë vendosur në tryezë Martial-it një kontratë të re me kohëzgjatje 5-vjeçare nga e cila sulmuesi do të përfitojë 190 mijë paund në javë, në total rreth 45 milionë sterlina për 5 vjet.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?