United dhe City bëjnë “paqe” në derbin ”e mërzitshëm” (VIDEO)
Manchester United dhe City nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në derbin e qytetit. Ishte një duel i ndezur, por pa prodhuar shumë raste shënimi.
Sterling dha sinjalin e parë në minutën e 20-të, por do të bllokohej nga mbrojtja e United. Në të 35-të, do të ishte Mahrez që do të shpërdoronte një mundësi të mirë, duke gjetur vetëm duart e De Gea-s.
Në fillimin e pjesës së dytë, arbitri vërshëlleu për penallti për United pas një faulli të Walker, por arbitri i konsultuar me VAR do ta anulonte më pas. Më tej ndeshja do të prodhonte pak emocione, duke u mbyllur me rezultatin 0-0, që nuk i shërben asnjërës prej skuadrave. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

