FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United dhuron spektakël, fitore tenistike ndaj Leeds-it (VIDEO)

Manchester United dhuroi spektakël përballë ekipit të Marcelo Bielsas, duke fituar me rezultat tenistik 6-2. Këtë radhë “El Loco” nuk mund të bënte asnjë “magji”, pasi në mënyrë të pabesueshme ekipi i tij pësoi katër gola vetëm në pjesën e parë, dy brenda tri minutave të para, kur ende futbollistët në fushë nuk kishin ngrohur mirë muskujt.

McTominay realizoi dy herë brenda dy minutave lojë (2’ dhe 3’), i shërbyer nga Bruno Fernandez dhe Martial, duke u shkaktuar një shok psikologjik lojtarëve miq. Reagimi i Leedsit ishte kaotik, aq sa rezultati shktoi në 4-0 pa u mbushur minuta e 37-të, pasi gjetën rrugën e rrjetës edhe Fernandez dhe Lindelof.

Në minutën e 41-të skuadra e Bielsas shënoi një gol shpresë me Raphinan, finalizimin që rezultoi thjesht iluzion, pasi Manchester United shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me James (66’) dhe Fernandez (70’) me 11-metërsh. Leeds shënoi një tjetër gol me Dallas në të 77-tën, që vlejti vetëm për statistikë. Me këtë sukses, Manchester United ngjitet në vendin e tretë më 26 pikë, një më pak se Leicester City dhe pesë më pak se Liverpooli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?