FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United fiton “frymën e fundit” ndaj Wolves dhe e mbyll në vendin e dytë 2020-ën (VIDEO)

Manchester United e mbyll me një fitore dhe në vendin e dytë vitin 2020. Skuadra e Solskjaer fitoi minimalisht 1-0 ndaj Wolves mbrëmjen e sotme.

Ishte një ndeshje e vështirë për Djajtë e Kuq, që vuajtën shumë hapësirat për gjetjen e golit. Cavani shënoi në fraksionin e dytë, por për fatin e keq ishte në pozicion jashtë loje.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marcos Rashford në minutën e katërt të shtesës. Pas një aksioni pa shumë pretendime në krahun e djathtë, goditja e talentit anglez u devijua dhe më pas shkoi në rrjetë. United tashmë e sheh veten në vendin e dytë me 30 pikë, dy më pak se Liverpooli. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?