United “fluturon” në krye të Premier League me një perlë të Pogba ndaj Burnley-it (VIDEO)
Manchester United për herë të parë pas shumë kohësh është në krye të Premier League. Djajtë e Kuq fituan minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Burnley dhe tashmë e shohin veten në vendin e parë me 36 pikë, 3 më shumë se Liverpooli.
Golin e vetëm e shënoi Paul Pogba në minutën e 71-të. Për ta thënë më saktë, ishte një super gol i shënuar nga francezi, që goditi fluturimthi në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit. Më tej United ruajti avantazhin duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

