United i pamëshirshëm, turpëron 9-0 skuadrën e Southampton (VIDEO)
Manchester United është treguar i pamëshirshëm ndaj Southampton duke fituar në shifrat 9-0. Një rezultat i rrallë në Premier League. Skuadra e Solskjaer përfitoi nga dalja me karton të kuq Jankewitz që në minutën e dytë.
Wan-Bissaka Rashford, autogoli i Bednarek dhe Cavani ishin shënuesit në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë Martial shënoi dy herë, ndërkohë që do të realizonin edhe Mctominay, Bruno Fernandes dhe James. 4 minuta ng fundi Bednarek la me 9 futbollistë ekipin e tij.
United ngjitet në vendin e dytë me 44 pikë, po sa Manchester City, por me dallimin se ka luajtur dy ndeshje më shumë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

