United i pandalshëm me Solskjaer, fiton në Fa Cup ndaj Reading (VIDEO)
Ole Gunnar Solskjaer nuk njeh rezultat tjetër përveç fitores në stolin e Manchester United. Pas 4 fitoreve radhazi në 4 ndeshjet e tij të para në Premier League, trajneri norvegjez arriti të udhëhiqte “Djajtë e Kuq” drejt kualifikimin në fazën e 1/16 të FA Cup, ose siç njihet Kupa e Mbretereshës.
Manchester United e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në kompeticionin më të vjetër në botë. Ndaj Reading skuadrës që luan në Championship, United e kishte të lehtë duke fituar 2-0 pavarësisht rotacionit të aplikuar nga trajneri Solskjaer zgjidhi gjithçka në pjesën e parë me golat e Juan Matës me penallti dhe sulmuesit Romelu Lukaku.
Avancoi më tej edhe Ëest Ham që me golat e Arnautovic dhe Caroll mposhti 2-0 në Londër skuadrën tjetër të Championship Birningham. Surprizoi Brighton që eliminoi Bournemouth duke fituar 1-3 në transfertë.
KOHA JONË SONDAZH

