United mposht Arsenalin, ngushton diferencën me kreun
Supërsfida e javës së 14-të të Premier League angleze ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Manchester United, që mundi me rezultatin 3-1 Arsenalin.
Ishin “djajtë” që brënda 11 minutave të para të takimit shënuan 2 herë, me anë të Valencia dhe Lingard, rezultat që mbeti në fuqi në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” tentuan të merrnin një rezultat pozivit, me francezin Lacazette që i vetëm përballë De Gea e kishte të lehtë të shënonte dhe të ngushtonte rezultatin.
Në minutën e 63-të një kombinim në zonë midis Pogba e Lingard, u shndërrua në gol nga sulmuesi anglez, duke vendosur në kasafortë 3 pikëshin për United.
Dalja me karton të kuq i francezit Paul Pogba në minutën e 74-t nuk i shërbeu Arsenalit për të marrë një rezultat pozitiv, që me këtë humbje qëndrojnë në vendin e 5-të me 28 pikë, 12 pikë pas Cityt kryesues që pret nesër në “Etihad” West Hamin ndërsa United pozicionohet i dyti në kuotën e 35 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

