United rrëmben fitoren e katërt radhazi me Solskaer, ndalet sërish Chelsea (VIDEO)
Ole Gunnar Solskjaer duket se ka ardhur me “shkopin magjik” te Manchetser United. “Djajtë e Kuq” kanë koleksionuar suksesin e katërt radhazi nën drejtimin e norvegjezit, teksa kanë mundur 2-0 Newcastle në transfertë.
Sfida në fakt u zgjidh nga zëvendësimet e strategut të ri në pjesën e dytë. Sapo hodhi në fushë Lukakun në minutën e 63-të, gjeti menjëherë golin e avantazhit me sulmuesin belg. Ai do të ishte protagonist edhe 10 minuta nga fundi duke shërbyer për Rashford, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar.
Zhgënjen ndërkohë Chelsea, që nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Southampton. U duk se do të ishte një sfidë e lehtë për Blutë e Londrës, por në fakt, vendasit nuk shfrytëzuan mundësitë e tyre për të shënuar.
Chelsea mbetet në vendin e katërt me 44 pikë, 6 më shumë se Manchester United, që vijon të rikuperojë pikë ndaj rivalëve. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

