FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United rrezikon të gjobitet për shkak të Cristiano Ronaldos

Manchester United rrezikon që të gjobitet nga UEFA. Dhe jo për shkak se për herë të dytë u vonua për të shkuar në stadium, por sepse pati dy raste gjatë dhe pas takimit të djeshëm ndaj Juves të humbur 0-1, ku u futën në fushë 3 persona duke thyer rregullat e sigurisë.

Pak pasi kishte nisur sfida, një person u fut në fushë dhe vrapo drejt lojtarëve të të dyja ekipeve me duart e vendosura në xhepat e pasim të pantallonave. Pak metra para futbollistëve ai u ndalua nga punonjësit e sigurisë.

Ndërkohë që në fund të takimit, dy persona të tjerë arritën që të thyenin sigurinë dhe të shkonin te Cristiano Ronaldo, ku i kërkuan portugezit që të bënin një foto me të. Zyrtarët e klubit janë në pritje të vendimit, ndërkohë që një tjetër shqetësim është një gjobë e dytë për vonesën e radhës në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?