FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Universiteti i Padovas zbulon shkakun e vërtetë të vdekjes së mbrojtësit Astori

Ndarja e papritur nga jeta e ish-mbrojtësit Davide Astori është bërë së fundmi objekt i një kërkimi shkencor të Universitetit të Padovas. Sipas tyre rezulton se bëhet fjalë për një sëmundje të fshehur në gradë për të goditur papritur dhe në 20% të rasteve mund të mos lërë gjurmë të qarta. Si në rastin e Astori-t.

Ekspertiza e re, e kërkuar nga Prokuroria e Firences për të kuptuar nëse Astori mund të ishte shpëtuar, u sigurua nga Universiteti i Padovas, i specializuar në kërkimet patologjike. Siç raporton “Il Corriere della Sera”, janë analizuar rreth 800 raste të ngjashme të vdekjeve të të rinjve nën 35 vjeç.

“100 janë sportistë” shpjegoi anatomopatologia Cristina Basso e Departamentit të Shkencave Kardiologjike, Torakale dhe Vaskulare. Dhe për këto vdekje shkaku është pikërisht kardiomopatia artimagjene, sëmundje e trashëgueshme që vret një në katër sportistë. Të rinjtë që vuajnë nga kjo sëmundje, sporti iu shton riskun për të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertiza, megjithatë, nuk iu jep prokurorëve qartësi për të marrë përgjegjësitë e duhura, për këtë arsye hetimi mbetet i hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?