Uzuni në formacionin e javës: Me fat që jam me një trajner të madh
Myrto Uzuni është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. Sulmuesi i talentuar i kombëtares sonë ishte vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Hajdukut të Splitit, duke shënuar një gol të bukur dhe duke dhënë një asist për shokun e tij. Pas vlerësimit, ai ka folur për faqen e Lokomotivës së Zagrebit.
“Ndihem mirë pas fitores kundër Hajdukut. Jam i gëzuar që shënova edhe gol. Por, pa ndihmën e shokëve të skuadrës, nuk do të kisha luajtur ndeshjen time më të mirë. Fitorja ndaj Hajdukut të Splitit ishte plotësisht e merituar.
Eksperienca ime e re në Zagreb? Isha me fat që të gjithë kanë qenë fantastikë për mua, që nga dita e parë. Më kanë mirëpritur të tërë. Përveç kësaj, unë kam ardhur në një ekip të madh, me një trajner të shkëlqyer. Ne kemi lojtarë të shkëlqyer, ndaj jam duke e shijuar eksperiencën me Lokomotivën e Zagrebit”.
KOHA JONË SONDAZH

