Uzuni nuk i ndahet golit, shënon në miqësoren e Lokomotivës së Zagrebit

Myrto Uzuni vazhdon të shënojë te Lokomotiva e Zagrebit. Futbollisti i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme miqësore ndaj Goricës. Vetëm 7 minuta i kanë mjaftuar beratasit për të kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërkohë që skuadra mike barazoi shifrat në minutën e 88-të me anë të 11-metërshi.

Takimi u mbyll në barazim 1-1, teksa Gorica është një skuadër që militon në Ligën e Parë kroate dhe numëron 4 pikë më pak se Lokomotiva.

Ndeshja e fundit që Uzuni shënonte me fanellën e Lokomotivës ishte ajo e datës 30 nëntor përballë Slaven Belupo. Nisje më të mbarë për vitin 2019 nuk mund të kishte për futbollistin e Kombëtares, i cili shpreson të vazhdojë të shënojë sa më shumë gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?