Valencia dhe Bilbao dhurojnë spektakël në Mestalla (VIDEO)
Valencia dhe Athetic Bilbao kanë dhuruar një sfidë spektakolare mes tyre, por në fund janë ndarë në një barazim 2-2. Dueli nisi më mirë për vendasit që shënojnë nga pika e bardhë me Soler në minutën e 26-të.
Fraksioni i parë përfundoi me avantazhin e tyre, ndërkohë që në pjesën e dytë Villalibre dhe Garcia me penallti përmbysën gjithçka. Valencia ishte me fat, teksa 7 minuta nga fundi, Vallejo do të realizonte golin e dytë falë një gabimi të mbrojtjes së Bibaos.
Të dyja skuadrat ndajnë vendin e 13-të dhe 14-t në renditje, me nga 13 pikë secila. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

