FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Valverde: Me Atletikon nuk është një ndeshje finale!

Ernesto Valverde ka kërkuar që të ulë presionin te lojtarët e tij në prag të ndeshjes ndaj Atletiko Madrid. Strategu i Barcelonës e ka cilësuar këtë takim thjesht një ndeshje e kampionatit.

“Është një ndeshje e rëndësishme për kampionatin, por jo vendimtare. Nëse ata fitojnë, do të ngushtohet diferenca, ndërkohë që nëse ne fitojmë diferenca do të shtohet. Do të shohim se si do të shkojë. Është një ndeshje tërheqëse, ku tre pikët vlejnë shumë. Mund të them se është e rëndësishme, por do të jetë e njëjtë. Nuk do ta marrim sikur të ishte ndeshja e fundit, si të ishte një finale. Pres një ndeshje shumë të luftuar, me Atletikon që do të ushtrojë shumë presion.

Grizman? Unë nuk jam në gjendje të parashikoj të ardhmen. Ai është një lojtar i madh dhe po kalon një formë të mirë”- u shpreh trajneri i katalansve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?