Valverde përjashton nga lista një nga yjet e ekipit, por rikthen Messin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka përjashtuar  Ousmane Dembele nga lista e futbollistëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Betisit. Strategu i katalanasve nuk ka lënë të kuptohet se ka pasur mosmarrëveshje me të, por mediat iberike shkruajnë se marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë.

“Secili mund ta interpretojë vendimin e marrë siç e sheh të arsyeshme. Ky është një ekip. Unë përpiqem të bëj më të mirën për ekipin dhe klubin tim. Çështjet e brendshme janë të brendshme. Ajo që bëj unë është vlerësimi sportiv për atë që mendoj të jetë e mirë për ekipin. Pjesa tjetër është për një tjetër pyetje. Ne duam t’i ndihmojmë lojtarët që të jenë sa më të mirë. Dhe duam t’i ndihmojmë të gjithë”, tha Valverde në daljen për media.

Në listën për duelin e nesërm spikat rikthimi i Messit dhe Umtiti. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?