FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Valverde thotë se kush është favoriti në klasiken Real Madrid-Barcelona

Me 11 pikë më shumë se Real Madridi, Barcelona viziton e qetë “Santiago Bernabeun” të shtunën, sfidë kjo që zhvillohet në orën 13:00 si asnjëherë tjetër.

Për shkak diferencës së pikëve, gazetarët spanjollë e kanë pyetur trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, nëse katalanasit janë favorit për sfidën e nesërme.

Por, Valverde mendon se renditja është gjëja e fundit që duhet parë në të tilla ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj se ne jemi favorit”, tha Valverde në konferencën për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndoshta renditja është gjëja e fundit që duhet parë në këto ndeshje, që janë shumë speciale. Ndeshje të tilla nuk varen as nga forma, por gjithçka ka të bëjë me tensionet mes ekipeve ndër vite. Ata kanë avantazhin e vendasit, e që është shumë e rëndësishme. Kështu që, unë nuk do të thosha që ne jemi favorit”, shtoi Valverde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?