Van Dijk sulmon Ramos: Nuk është më i miri në botë, atë natë nuk e harroj …
Virgil van Dijk flet qartë: “Ramos nuk është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Ai është një lojtar i madh dhe unë e respektoj atë për atë që është, por nuk është tipi im. Raphaël Varane është i preferuari im, është i ri dhe ka arritur që të fitojë shumë.
Këto janë fjalët e mbrojtësit holandez për “De Telegraaf”, në mes të gjithë polemikave pasi shoku i tij Dejan Lovren sulmoi spanjollin pas ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës.
Më tej ai komentoi edhe episodin e dëmtimit të Mohamed Salah në ndeshjen finale të Champions League të sezonit të kaluar. “Nuk e di nëse ishte i qëllimshëm, por di që diçka ndryshoi në mentalitetin e tyre. Papritur Macelo, Benzema dhe Ronaldoi sulmuan në krahun e majtë, atje ku ishte Alexander-Arnold. Me Salah në fushë nuk do të kishin guxuar ta bënin një gjë të tillë.
Më vjen keq kur kujtoj atë mbrëmje, pasi do të kishte shkuar ndryshe. Shpresoj të luaj sërish final edhe të fitojmë. Nëse jo, ajo natë në Kiev do na dhëmbë shumë gjithmonë”, deklaroi Van Dijk. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

