FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Van Gaal: Ajaxi gaboi totalisht, e dhuroi finalen

Ish-trajneri legjendar i Ajax-it, Louis van Gaal, mendon se gabimet e shumta të skuadrës holandeze bën që Tottenhami të përmbyste rezultatin. Duke folur pas ndeshjes strategu holandez shprehu zhgënjimin e tij.

“Ishte e tmerrshme. Tottenhami meriton admirim maksimal për kurajon që tregoi dhe për faktin që besoi deri në fund, por Ajax gaboi totalisht, e dhuroi finalen. Kjo humbje është e pabesueshme, e pafalshme. Në pushim të ndeshjes Ajax kryesonte 2-0 dhe ishte avantazh mëse i merituar.

Në pjesën e dytë Tottenhami rrezikoi gjithnjë e më shumë dhe hodhi në fushë gjithë sulmuesit që kishte. Aty gaboi Ajax, sepse bëri zgjedhjet e gabuara në zotërimin e topit”, deklaroi Van Gaal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?