VAR në Champions League që në fazën e 1/8-ve
“VAR” mund të përdoret në Champions League duke filluar që nga faza e 1/8-ve gjatë këtij sezoni. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i UEFA-s Ceferin gjatë një konference që ka patur me presidentin e “Eca”-s, Andrea Agnelli në Bruksel:”Janë për t’u evidentuar dy aspekte: ai arbitral dhe ai teknologjik, në harkun e një jave do të merret një vendim i përgjithshëm.
Besoj se në mënyrën më të vonë, do të përdoret sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e presidentit Ceferin. Agnelli e pyeti menjëherë: Më vonë do të thotë se do të përdoret më parë”, duke marrë një konfirmim pozitiv nga numri një i UEFA-s.
Në fakt edhe disa ditë më parë ishte paralajmëruar përdorimi i Var pas gafave të rënda, si ajo për dhënien e një penalltie qesharaket ndaj Sterling, teksa mesa duket shumë shpejt do të kemi edhe një vendim përfundimtar. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

