FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Varane bëhet “hero” te Reali, përmbys i vetëm Huesca-n (VIDEO)

Në mungesë të Sergio Ramos së dëmtuar, Raphael Varane bën liderin te Reali jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm duke shënuar dy gola. Mbrojtësi francez përmbysi Huesca-n 2-1, duke i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Vendasit shpërdoruan shanse të shumta shënimi, por do të zhbllokonin rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me Galan. Reali u kundërpërgjigj pas 7 minutash me Varane, që shfrytëzoi një kthim të topit në zonë.

Një aksion i ngjashëm do të sillte edhe golin e fitores 6 minuta nga fundit, kur francezi shfrytëzoi një pritje të portierit ndaj Casemiros. Me këtë fitore Reali ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë, 3 më shumë se Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?