Vendi i parafundit në renditjen e Premier League ndal Liverpoolin (VIDEO)
Liverpooli bën një ndalesë surprizë ndaj vendit të parafundit në renditje, West Brom, pasi nuk shkoi më shumë se një rezultat 1-1. Edhe pse fillimi ishte shumë pozitiv, me Mane që gjeti një gol shumë të bukur në minutën e 12-të, vijimi nuk ishte aq i mirë.
Firmino dhe yjet e tjerë të “The Reds” shpërdoruan shumë raste shënimi duke e mbajtur sfidën e hapur. Në minutën e 82-të, pas një aksioni Semi Ajayi ishte në kohën dhe në vendin e duhur për të shënuar me kokë, një gol që shokoi Liverpoolin.
Pas këtij barazimi skuadra e Klopp mbetet në krye me 32 pikë, vetëm 3 më shumë se Evertoni, ndërkohë që West Brom ka vetëm 8 pikë në vendin e parafundit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

