Vendi i parë në grup në Ligën e Kombeve, i garanton Shqipërisë 5-fishin e pagës së Panuçit
Liga e Kombeve do të startojë në muajin shtator dhe, për formatin më të ri të lançuar nga UEFA, ka ende disa dyshime. Një prej tyre është edhe shpërndarja e të ardhurave. UEFA ka bërë me dije se ende nuk është bërë asnjë ndarje ekzakte e të ardhurave.
“Në javët në vijim do të ketë seminare të ndryshme, në të cilat do të bëhet e mundur ndarja e të ardhurave. Është një kompeticion që të mundësojë më shumë të ardhura sesa ndeshjet miqësore për federatat, mirëpo ende nuk ka një ndarje dhe përcaktim fiks”, thuhet në dokumentet zyrtare të publikuara nga UEFA.
Për Shqipërinë të ardhurat nga pjesëmarrja pritet që të jenë rreth 750 mijë euro, ndërkohë që pritet të ketë shpërblim për skuadrat që do të kualifikohen si të parat e grupit me rreth 750 mijë euro të tjera. Pra, duke qenë se Panuçi paguhet afro 280 mijë euro në edicion, një kualifikim i mundshëm i Kombëtares në krye të Grupi të parë në Ligën C, garanton afro 5-fish të pagës së italianit.
KOHA JONË SONDAZH

