Vendimi i Komisionit të Apelit mban “peng” Osmanin, Daja bën gati Muzakën

Ilir Daja ka vendosur që kundër Flamurtarit të hedhë në fushë formacionin që luajti edhe në Europë. Por i vetmi që mbetet pezull është Tefik Osmani.

Mbrojtësi korçar është i dënuar nga FSHF-ja, pas ndeshjes me Kukësin (java e fundit e sezonit të kaluar), ka apeluar vendimin dhe pret përgjigjen. Megjithatë mendohet që dilema do të marrë zgjidhje vetëm ditën e sotme.

Gjithsesi, ky detaj shumë i rëndësishëm po mban “peng” Skënderbeun dhe stafin teknik, pasi dihet që Osmani është një nga pikat më të forta të këtij ekipi. Nëse gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç e ka llogaritur trajneri, pritet që të jetë Gjergj Muzaka ai që do të zëvendësojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?