Vendos Messi, Barcelona fiton 0-2 në fushën e Alaves

Lionel Messi humbet një 11 metërsh por korrigjon shumë shpejt shënjestrën për t’idhënë fitoren me një dygolësh Barcelonës në transfertën e Alaves. Pas Suarezin në krah të tij por me një Deulofeu problematik për  mbrojtjen vendasve, argjentinasi mori përsipër të zgjidhte një ndeshje pa shumë shkëlqim nga ana e blaugranave, të cilët patën edhe fatin me vete sidomos në pjesën e parë.

Në të 31-të Ruben Sobrino bën gjithçka mirë mes mbrojtjes së Barcelonës, por në momentin e fundit ndërhyn Ter Stegen. Në të 38-ën Pique rrezohet në zonë, i penguar nga Rodrigo Eli, për kryesorin Carlo del Cerro është 11-metërsh. Si gjithmonë ekzekutimin e penalltisë e merr përsipër Messi, por Portieri Pacheco bën mrekullinë. 10 minuta nga starti i pjesës së dytë ylli i Barcelonës i parapriu mbrojtësit kundërshtar në kontrollin e topit dhe i ndihmuar edhe nga një devijim realizoi golin e parë të sfidës.

Gabon shënjestrën Jordi Alba në të 64-rën me topin që përfundon mbi tra, ndërsa në të 66-ën del sërish në skenë Messi që përfiton nga një tjetër gabim i Rodrigo Elit, duke shënuar të dytin personal në këtë mbrëmje. Në të 74-rën argentinasin e ndali traversa, ndërsa në minutën e 88-të debutoi brazilaini Paulinho, që mori vendin e Iniestas. 0-2 për Barcën u mbyll kjo ndeshje, ku protagonist absolut ishte Lionel Messi me 2 gola të shënuar një 11 – metërsh të humbur dhe një traversë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?