FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ventura: Shqipëria na vështirësoi punën

Trajneri i përfaqësueses italiane Gian Piero Ventura ka vlerësuar skuadrën tonë përfaqësuese pas fitore 1 me zero në stadiumin “Loro Boriçi”

Tekniku i katër herë kampionëve të botës u shpreh se Shqipëria ka një skuadër të mirë dhe diferenca mes dy ekipeve nuk u dallua në fushën e lojës.

Gian Piero Ventura: “Të them të drejtën në këtë takim nuk u vu re diferencat sepse të dy ekipetet patën rastet e tyre. Nuk ka më siguri kundër askujt. Dua të komplimentoj Panuccin për punën. Deri tani ka dhënë një shtysë kombëtares. Uroj që të ndjekë rrugën e De Biasit për kombëtaren. Për mua përfaqësuesja kombëtare ka një skuadër të mirë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me takimin ish tekniku i Torinos tha se pavarësisht se kuq e zinjtë vrapuan skuadra e tij administroi mirë lojën madje mund të shënonte dhe më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gian Piero Ventura: “Sa i takon ndeshjes luajtëm mirë deri në gjysmën e pjesës së dytë pastaj patëm reduktim dhe energji, megjithatë mund të shënonim dhe më shumë. Shqipëria vrapoi shumë dhe na e vështirësoi punën megjithatë e administruam mjaft mirë rezultatin”.

Italia e mbyll në vendin e dytë në grupin G dhe do të luajë në fazën e play off aty ku do të vendoset nëse do të marrin pjesë në Botërorin e Rusisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?