Verona befason Atalantën e Gjimshitit, fiton pastër në Bergamo (VIDEO)
Atalanta ka harruar shumë shpejt fitoren ndaj Liverpoolit në Champions League, teksa mbrëmjen e sotme është mundur në shtëpi 0-2 nga Verona.
Skuadra e Gasperinit nuk ka mundur të shfrytëzojë rastet për shënim, ndërkohë që miqtë do të shënonin fillimisht në mnutën e 62-të me Veloson.
Kur pritej një përgjigje nga bergamaskët, Zaccagni realizoi edhe golin e dytë që vulosi rezultatin e ndeshjes. Atalanta nuk fiton prej tri ndeshjesh, ndërkohë që Verona ngjitet në vendin e 6-të me 15 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

