FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veshi fanellën e Barçës, reagon klubi brazilian: Paguaj kaq milionë dhe merre

Ylli i Gremios, Arthur duket të jetë blera e parë për skuadrën katalonase.

Klubi brazilian Gremio ka bërë me dije Barcelonën e cila duhet të paguajë plot 50 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin 21-vjeçar, shkruan “Football-Italia”.

“Arthur është nën kontratë me Gremio dhe klauzola e lirimit është 50 milion euro. Nëse një klube dëshiton të paguajë këtë shumë atëherë le ta marrë. Në të kundërt nuk ka bisedime apo negociata. Ne nuk jemi të kënaqur fare me këtë situatë”, tha Romero Bolzan për SETimes RAC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori 21 vjeçar në fundjavë është fotografuar me fanellën e Barcelonës duke dhënë shenja se kjo marrëveshje është shumë pranë finalizimit

Swiss Digital Mobile Reklama

Arthur është shpallur lojtari më i mirë në Kupën Libertadores, kupë të cilën e fitoi skuadra e tij pak ditë më parë. Nuk dihet nëse braziliani do t’i bashkohet Barcelonës në janar apo në verën e ardhshme, raporton SYRI.net.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?