FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Barcelona hakmerret ndaj Juventusit, fitore e thellë dhe thirrje për pavarësi në “Camp Nou”

Barcelona i ka dhënë dje një leksion Juventusit në sfidën e parë të Grupit D të Ligës së Kampionëve. Katalanasit të cilët i pritën miqtë me banderola për pavarësinë e Katalonjës fituan me rezultatin e thellë 3-0 kundër “bardhezinjve”.
1505242228823

Finalistët e sezonit të kaluar u munduan t’i bënin ballë furisë ‘blaugrane’ por në fundin e pjesës së parë ishte Lionel Messi që shënoi duke dërguar Barcelonën në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Edhe në pjesën e dytë ishte e njëta ‘muzikë’. Rakitiç në të 56-ën do të realizonte golin e dytë, ndërsa Messi në të 69-ën minutë do të vuloste dopietën dhe rezultatin përfundimtar të takimit, 3-0. Kujtojmë qe më të njëtin rezultat në dy takime Juventusi eliminoi Barcelonën sezonin e kaluar në fazën çerekfinale.

Ivan Rakitic Goal – Barcelona vs Juventus 2-0… by goalz1
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Olympiakos u mposht me rezultatin 2-3 nga Sportingu i Lisbonës. Pas takimeve të para Barcelona dhe Sporting mbajnë vendin e parë, ndërsa Juve e Olympikos duhet të presin sfidat e radhës për të marrë pikën e parë në këtë kompeticion.

—————+ by livefutbolll

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?