VIDEO/ Berisha i priti penalltinë Dybalas, mediat italiane ngrenë në qiell portierin e kombëtares

Atalanta e Etrit Berishës arriti t’i heqë nga duart fitoren kampionëve të Italisë, Juventus, ku protagonist i padiskutueshëm ishte edhe gardiani i portës kuqezi, me penalltinë e pritur në minutat e fundit të takimit.

Barazimi 2:2 ishte i pari në kampionat për ekipin e Allegrit. Mediat italiane kanë vlerësuar maksimalisht portierin shqiptar, por nuk kanë kursyer as kritikat për të në rastin e golit të parë të Bernardeschi i cili e gjeti Berishën të papërgatitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Eurosport”: I jep Berishës notën e lartë 7,5. “Realizon të paktën 4 pritje të mëdha. I mrekullueshëm në dy pritje të Khedira në pjesën e dytë. I sigurt edhe te ndërhyrjet ndaj Higuain dhe Dybala. Deciziv dhe reaktiv” – janë fjalët për shqiptarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fantamagazine”: E vlerëson gjithashtu me 6.5 duke shkruar: “Gabim i shëmtuar në golin e avantazhit nga Bernardeschi. Duhet ta falim pasi i pret penalltinë decizive të Dybala në fund të takimit”.

Nuk mungojnë edhe kritikat.

“CalcioMercatoweb” i jep notën 6.5. “E shtyn topin te këmbët e Bernardeschi që nuk i mbetet tjetër veçse ta falënderojë dhe të shënojë gol. Ka bërë shumë në Europë dhe ndoshta ndien lodhje fizike dhe mendore. Në fund pret një penallti dhe shpëton nga kritikat”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?