VIDEO/ Cikalleshi i frikshëm, përmbys Beshiktash me 2 gola brenda 3 minutave

Sokol Cikalleshi ka shkëlqyer sot në takimin e Kupës së Turqisë duke shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij kundër Beshiktash.

Takimi u zhbllokua nga miqtë në minutën e 83-t, por shqiptari i Osmanliaspor fillimisht në minutën e 86-t dhe më pas në të 88-n me dy golat e tij përmbysi rezultatin duke vulosur edhe shifrat përfundimtare të takimit, 2-1.

Goli i dytë i realizuar me penallti ishte një perlë e vërtetë pasi ‘bomberi’ 27-vjeçar mposhti portierin me një ‘panenka’ spektakolare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht fitores, Osmanlispor u eliminua nga Kupa pasi Beshiktash kishte fituar me shifrat 4-1 në takimin e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?