FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Coentrao aktrim për Hollywood, e gjithë Portugalia tallet me ish-mbrojtësin e Real Madrid

Në takimin më të rëndësishëm të javës në kampionatin portugez mes Benfikës dhe Sporting protagonist është bërë ish-mbrojtësi i Real Madrid, Fabio Coentrao.

29-vjeçari i cili tashmë luan për Sporting ishte objekt i tifozëve kundërshtarë të cilët nuk e harrojnë tradhtinë sipas tyre të futbollistit që zgjodhi rivalët e mëdhenj të tyre, pasi në të kaluarën Contrao ka luajtur me Benfikën.

Gjatë një rivënie anësore mbi Coentrao-n vërshuan disa sende të hedhura në fushë, por që kurrsesi nuk e prekën mbrojtësin. Pavarësisht këtij detaji, 29-vjeçari bëri një aktrim që mund të vlerësohet i denjë për Hollywood, duke fituar të gjithë talljet e vendit të tij që sot po e kryqëzon futbollistin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi mes Benfikës dhe Sporting u mbyll me shifrat e barabarta 1-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?