FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Ditë historike për Beneventon, skuadra e Memushajt dhe Gjimshitit merr fitoren e parë në “Seria A”

Java e 19 e “Seria A” e viti 2017, që korrespondon me gjysmën e kampionatit për këtë sezon, do të mbahet mend gjatë nga skuadra e Beneventos. Skuadra ku aktivizohen edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj ka arritur të marrë fitoren e parë pas kaq shumë kohësh.

Benevento ka mundur sot në shtëpi skuadrën e Chievo-s me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Coda-s. Për të gjithë 90 minutat në lojë ishin dhe Memushaj e Gjimshiti të cilët kishin jo pak merita në këtë fitore historike.

Me 3 pikët e fituara sot, si dhe me pikën e parë të marrë para disa javësh kundër Milan, Benevento ngjitet në kuotën e 4 pikëve. Gjithsesi mbetet ende shumë larg për të shpresuar në një mrekulli që do ta mbante edhe sezonin tjetër në elitën e futbollit italian, pasi vendi i 17-t është shkëputur +11 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

beno

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?