FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Dortmundi bindës në fitoren ndaj Wolfsburgut

Borussia Dortmundi e ka nisur mbarë sezonin e ri në Bundesliga duke fituar me rezultat 3-0 si mysafir i Wolfsburgut.

Christian Pulisic e zhbllokoi rezultatin (22’), pas asistimit të Mario Gotzes.

Vetëm pesë minuta më vonë, Marc Bartra e dyfishoi avantazhin me një gol të bukur (27’) dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në gjysmën e dytë, realizoi edhe Pierre-Emerick Aubameyang (60’), pas një harkimi të ulët nga Pulisic.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto janë tri pikët e para të Borussia Dortmundit në sezonin 2017/2018, ndërsa Wolfsburgu duhet t’i kërkojë pikët e para në ndeshjen e ardhshme.


Marc Bartra Super Goal HD – Wolfsburg 0-2… by claytonashurst

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?