FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ E dëbuan nga Chelsea, Costa kthehet te At. Madrid dhe i mahnit të gjithë për 5 minuta

Brenda pak ditësh në fundin e sezonit të kaluar Diego Costa kaloi nga parajsa në ferr, pasi Conte i bëri të ditur vetëm me një sms se nuk ishte më pjesë e planeve të tij, duke e detyruar futbollistin e kombëtares spanjolle të stërvitej i diferencuar në Brazil.

Në fundin e merkatos së verës Atletico Madrid pagoi rreth 60 mln euro për të rikthyer sulmuesin në shtëpi, por Costa-s iu desh të priste për 5 muaj për të debutuar me “el colchoneros”.

Për herë të parë në këtë sezon Diego Costa luajti një ndeshje zyrtare mbrëmë, në Kupën e Spanjës kundër Lleida. Madrilenët nuk e patën aspak të vështirë për të triumfuar pasi 90 minutat përfunduan me shifrat 0-4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpos kësaj për tu evidentuar ishte goli i Diego Costa-s, i realizuar në minutën e 69-ë, 5-s minuta pasi u fut në lojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?