FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ El Classico, vetëm fitorja i duhet Los Blancos…

Sot është dita e “El Classico”-s dhe vëmendja do të jetë në “Santiago Bernabeu”, aty ku do të përballen Real Madrid dhe Barcelona në javën e 17-të të Primera Divizion.

Zinedine Zidane dhe të besuarit e tij duhet të bëjnë gjithçka për të marrë tri pikët, duke parë se rivalët e tyre historikë kryesojnë La Liga-n me një avantazh prej 11 pikësh kundrejt “Los Blancos”, të cilët kanë një ndeshje më pak për shkak të pjesëmarrjes në Botërorin për Klube.

Një humbje e madrilenëve do të ishte një goditje ndaj shpresave të vendasve për të mbrojtur titullin në La Liga. Barcelona po zhvillon një sezon shumë pozitiv edhe falë mbrojtjes së mirë, që ka pësuar vetëm shtatë gola në 16 javët e para të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meritat për këtë i takojnë trajnerit Ernesto Valverde, puna e të cilit e ka bërë Barçën të duket shumë dominuese në këtë sezon pavarësisht mungesës së një zëvendësuesi të vërtetë të Neymar dhe pavarësisht se Luis Suarez po zhvillon sezonin e tij më të keq që nga momenti i transferimit në “Camp Nou”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zidane, nga ana tjetër, ka pasur shumë probleme me paraqitjet e skuadrës së tij në sulm.

Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola, ndërsa Bale dhe Benzema nga dy secili. Gjithsesi, Reali do të paraqitet në këtë ndeshje si kampion i Botës dhe me katër fitore të marra në katër takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?