VIDEO/ Fituesi i Championsit në 2006-ën? Gerrard jep përgjigjen që nuk e priste askush
Ish-kapiteni i Liverpoli, Steven Gerrard ka befasuar të gjithë pasi nuk e mban mend kush e fitoi Champions Leaguen në vitin 2006.
I ftuar në emisionin “BT Sport”, Lineker pyeti legjendën e Liverpoolit se cila skuadër e fitoi Championsin por ai i befasoi të gjithë me këtë përgjigje: “Nuk mbaj mend, unë ndoshta isha i dehur nga viti 2005 kur fitova finalen dramatike përballë Milanit”
Kujtojmë që në sezonin 2005-2006, në finale u përball Barcelona me Arsenalin, ndërsa katalanasit arritën të triumfonin me rezultatin 2-1.
KOHA JONË SONDAZH

