FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Gol identik si xhaxhai i tij para 80 viteve, 18-vjeçari ruan traditën e familjes

Në 1937, stër-xhaxhai i tij shënoi në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën fanellë, në të njëjtin stadium. Krosim nga e majta, dhe devijim me kokë që shkon drejt e në portë.

Dilan Vente është 18 vjeç, dhe është sulmues i Fejnordit. Ai bëri debutimin në skuadrën e parë këtë fundjavë, dhe shënoi golin e dytë, në derbin që ekipi i tij fitoi ndaj Spartës së Roterdamit, me shifrat 0-7.

Goli është praktikisht identik si ai që stër-xhaxhai i tij shënoi 80 vite më parë, Lin Vente, i cili ishte një simbol i Fejnordit në gjysmën e dytë të viteve ’30. Klubi holandez e ka postuar edhe në Twitter këtë koincidence të pabesueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?