VIDEO/ Incident i turpshëm në Shkup, tifozët maqedonas godasin lojtarin shqiptar

Nuk kanë munguar incidentet në derbin e zjarrtë mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës të zhvilluar ditën e djeshme që përfundoi në barazim pa gola.

Gjatë gjithë ndeshjes ka pasur këngë kundër shqiptarëve nga ana e tifozëve maqedonas, që e kanë tejkaluar limitin e tyre, ndërkohë që kulmi i sjelljeve të ulëta është regjistruar në minutën e 88-të, kur tifozët e Vardarit kanë goditur me sende të forta futbollistin e Shkëndijës, Mevlan Murati.

Shqiptari qëndroi i shtrirë në fushë për disa minuta, ndërkohë që mori ndihmën e stafit mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që Federata Maqedonase e Futbolli të marrë masat për këtë ngjarje të paprecedentë të ndodhur në këtë sfidë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?