VIDEO/ Japoni, majmuni bëhet “protagonist” në një ndeshje futbolli
Një e papritur e çuditshme ka ndodhur në elitën e futbollit japonez, në ndeshjen Osaka–Vissel Kobe. Nëse zakonisht ndonjë fëmije i jepet kënaqësia t’ia dorëzojë gjyqtarit topin para fillimit të lojës, japonezët kanë menduar diçka tjetër. Një majmun i veshur me fanellën e vendësve i ishte lënë detyra t’ia dorëzonte topin gjyqtarit.
Fillimisht majmuni fillon të luajë me këmbë me topin sikur të ishte trajnuar si futbollist, por pastaj tutorja i tregon se nuk duhet të luante, por duhej bërë dorëzimi i topit te gjyqtari.
Për skuadrën japoneze Vissel Kobe luan sulmuesi i njohur gjerman Lucas Podolski. Por duket se majmuni u solli fat dhe vendësit fituan 3-1.
KOHA JONË SONDAZH

