VIDEO/ Kondogbia debuton me gol, Reali hap fals në shtëpi

U mbyll në barazim 2-2 sfida mes Realit të Madridit dhe Valencias e vlefshme për javën e dytë të kampionatit spanjoll. Pa Ronaldon dhe Serxhio Ramosin, skuadra e Zidanit hasi vështirësi ndaj një Valencie tepër kërkuese.

 

Në minutën e 10-të Asensio kaloi madrilenët në avantazh. I menjëhershëm ka qënë reagimi i miqve ku në minutën e 17-të barazuan shifrat me Soler.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 77-të skuadra e Marselinos e pa veten në avantazh, ku ish-mesfushori i Interit, Kondogbia, goditi saktë nga brenda zonës duke mposhtur portierin Navas. Për të shpëtuar skuadrën nga humbja mendoi “ylli” i ri Asensio, i cili barazoi shifrat në 2-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hap fals për skuadrën e Zinedin Zidan, që e shikon veten në vendin e 5-të në kuotën e 4 pikëve.


Real|22|Valencia by Ball-Control

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?