FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Kroaci-Kosovë, dy ditë për një gol, ja kush e shënoi

Kroacia dhe Kosova luajtën sot takimin që u ndëpre mbrëmjen e djeshme për shkak shkak të reshjeve të shiut. Skuadra kroate fitoi minimalisht 1-0 këtë sfidë, e cila rifilloi në minutën e 22-të.

Kombëtarja e Kosovës i bëri ballë kroatëve për 74 minuta në dy ditë, për t’u mposhtur në fund me rezultat minimal. Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Demagoj Vida.

Kosova luajti shumë mirë për 22 minuta mbrëmë, ndeshje u cila u ndërpre për shkak të shiut dhe pjesën tjetër sot, por pësoi vetëm një gol me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj fitoreje Kroacia kthehet në vendin e parë me 16 pikë, dy më shumë se sa Ukraina në vendin e dytë, ndërsa Kosova mbetet në vendin e fundit me 1 pikë nga 7 ndeshje sa ka zhvilluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?