VIDEO/ Kupa Libertadores, finalja braziliano-argjentinase fitohet nga ky ekip

Kupa Libertadores u bë pronë e skuadrës së Gremios për herë të tretë në histori, pas triumfeve që brazilianët regjistruan në 1983 dhe 1995.

Në finalen e kthimit formacioni karioka i drejtuar nga trajneri Renato Portalupi, arriti të mposhtë rivalët e Lanus 2-1 në një përballje klasike mes Brazilit dhe Argjentinës.

Në ndeshjen e parë në Porto Alegre ishte mbyllur 1-0 dhe këtë radhë brazilianët u imponuan me Fernandinjon dhe Luan. Goli i nderit për formacionin argjentinas mban firmën e Zhoze Sand, dhe kjo përmes një penalltie çerek ore nga fundi i finales.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu trajneri Portalupi hyn në histori. Ish-sulmuesi i Romës u bë i pari brazilian që fiton Kupën Libertadores edhe si futbollist edhe si trajner. Për Lanus ndërkohë, kjo ishte finalja e parë e historisë, dhe që kulmoi me humbje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?