VIDEO/ Maqedoni-Shqipëri, shënohet goli i dytë me penallti

Në stadiumin e Strumicës po luhet në këto momente ndeshja e Grupit G mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Loja ka nisur e shpejtë nga të dy ekipet, që kërkojnë fitoren. Në minutën e 23-të Pandev gjuan fort nga jashtë zone dhe Berisha grushton me vështirësi, duke shpëtuar ekipin tonë kombëtar nga pësimi i golit.

Deri në fund të pjesës së parë loja nuk prodhon shumë raste, duke u mbyllur 0-0, por dy kartonë të verdhë. Mavraj dhe Kukeli ndëshkohen për kuqezinjtë, duke humbur kështu ndeshjen e radhës me Spanjën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë në minutën e 53-të Odise Roshi me një gjuajtje të saktë me kokë kalon Shqipërinë në avantazh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 69-të ka drithërima për Shqipërinë. Alioski harkon nga e djathta, Nestorovski devijon sferën dhe pastaj Pandev gjuan me kokë duke kaluar Berishën.

Elseid Hysaj tregohet vendimtar, duke larguar topin nga vija e portës.

Fatale për kuqezinjtë është minuta e 77-të. Roshi prek topin me dorëbrenda zone dhe ka penallti për vendësit. Nga pika e bardhë Trajkovski gjuan saktë, duke barazuar shifrat në 1-1.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?