Video/ Maradona nuk ndryshon, festë e çmendur në dhomat e zhveshjes

Dorados de Sinaloa ka siguruar gjysmëfinalet e kampionatit meksikan dhe trajneri i tyre, Diego Maradona po e feston në mënyrën që ai e di më së miri, me vallëzim!

Skuadra meksikane ka zhvilluar një sezon fantastik nën drejtimin e legjendës argjentinase, duke siguruar fazën finale të kampionatit të divizionit të dytë. Edhe pse ishte në një gjendje alarmante, ku Dorados rrezikonte rënien nga kategoria, tek ajo e Tretë, Maradona besoi vërbërisht te ata lojtarë dhe tani janë shumë pranë ëndrrës, Superligë.

Pasi siguruar këtë pozicion, në dhomat e zhveshjes së Dorados shpërtheu festa. Nën tingujt e muzikës dhe këngës meksikane, Maradona dhe skuadra nisën të vallëzonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është hera e parë që Maradona kërcen në dhomat e zhveshjeve të Dorados, pasi kjo lëvizje është kthyer në një traditë për ish-yllin e Napolit. Gjithashtu, kjo është edhe një shuplakë e Maradonës për skeptikët, që nuk e mendonin se Dorados i Maradonës do të arrinte të luante futboll të bukur dhe rezultativ.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?