FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Në Gjermani ndodh turpi më i madh në historinë e futbollit

Një gjest antisportiv për manual. Ndeshja e kategorisë së tretë gjermane mes Jena e Meppen pati një moment tensioni që erdhi pas një gjesti aspak fair-play të një lojtari të skuadrës vendase.

Miqtë ishin në avantazh 2-0 deri në minutën e 57-të, por pas një përplasjeje në fushë mes dy lojtarëve Gunther e Schmidt topi u ndal në këmbët e mbrojtësit të Mappen, Granatowski.

Ky i fundit ndalon që mjekët t’i vinin në ndihmë kundërshtarit, por në mënyrë të pabesueshme, Soren Eismann ia rrëmben edhe pse shoku i tij ishte i shtrirë në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shkëput me shpejtësi drejt portës ku shënoi golin e parë për vendasit. Në fund të takimit, vendasit shënuan edhe golin e dytë duke barazuar shifrat në 2-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?