VIDEO/ Panik në Manchester, Lukaku rrezikon jetën nga kjo përplasje kokë më kokë

Manchester United po luan me Southamptonin në “Old Trafford” ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Premierligës.

Një dëmtim i rëndë i ka ndodhur sulmuesit Romelu Lukaku, i cili pasi ka qëndruar për disa minuta i shtrirë në fushën nën kujdesin e mjekëve, më pas është larguar me barrelë.

Në minutën e 8-të, sulmuesi i “Djajve të Kuq” mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje në ajër me Wesley Hoedt, duke shkaktuar për disa minuta panik në “Old Trafford”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë futbollistit belg, madje duke përdorur edhe maskën e oksigjenit, pasi sulmuesi kishte humbur ndjenjat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 6 minutash i shtrirë në fushë, Lukaku u transportua me barrelë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësorë dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve më të hollësishme. Në vend të tij Mourinho hodhi në fushë Marcus Rashford.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?