FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Penalltia e shkaktuar nga Bellerin, Hazard lë pa fjalë spanjollin në konferencën për shtyp

Një super përballje është luajtur mbrëmë në “Premier League” mes Arsenal dhe Chelsea që përveç 4 golave dhuroi dhe shumë spektakël. Në fund asnjë nga skuadrat nuk doli me pikë të plota pasi 90 minutat u mbyllën me shifrat 2-2, por ashtu siç thonë edhe sportdashësit ndeshja është e bukur kur nuk përfundon brenda fushës së lojës. Kështu ishte dhe mes Arsenal e Chelsea.

Bëhet fjalë për episodin e minutës së 67-t kur blutë e Londrës barazuan përkohësisht rezultatin në 1-1. Eden Hazard realizoi nga pika e bardhë e penalltisë duke iu përgjigjur golit të Wilshire, por vendasit protestuan për një vendim të padrejtë nga ana e gjyqtarit.

Të dy protagonistës, Hazard e Bellerin, në përfundim të sfidës dhanë intervistën e përbashkët dhe nuk kishin si ti shpëtonin pyetjes për 11-metërshin.
konferenca
Spanjolli i Arsenal për rastin u përgjigj: “Ne arritëm në të njëjtën kohë te topi por arbitri akordoi penallti. Më duhet ta shoh edhe një herë”- menjëherë replikoi belgu i Chelsea-s: “Nuk kemi nevojë për ta parë. Është penallti e pastër.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?