FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Policia po arrestonte tifozin e futur në fushë, shikoni gjestin e madh të Tevez

Një tifoz i Boca Juniors u fut në fushë gjatë momentit kur klubi i zemrës së tij po zhvillonte një seancë trajnimi të hapur para duelit kundër River Plates.

Ai fillimisht arriti t’i shmanget policisë e cila me vonesë në kohë e kapi tifozin duke e shtrirë në tokë gati për t’i vendosur prangat, shkruan tabloidi britanik “Daily mail”.

Por kjo skenë nuk i pëlqeu aspak Carlos Tevez i cili vrapoi për të shpëtuar tifozin nga forcat e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-lojtari i Manchester United dhe Manchester City siguroi policët se tifozi nuk do u sillte shqetësime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas disa sekondave tifozi mori si shpërblim fanellën e Tevez ndërsa në fund u bind duke dalë me duartrokitje nga stadiumi.

Boca Juniors po përgatitet për ndeshjen e dytë në Copa Libertadores kundër River Plate që zhvillohet të shtunën. / Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?