VIDEO/ Reklama e re e Nike: Kevin Hart e Kobe Bryant tentojnë ta shpëtojnë botën

Pasi bashkëpunoi me britanikët e njohur si, Skepta, Harry Kane dhe Kurupt FM, për videon “Nothing Beats a Londoner”, kompania Nike në videon e re reklamuese ka angazhuar yje të tjera, si Kevin Hart e Kobe Bryant.

Në videon me titull “Choose Go”, aktorit dhe ish-basketbollistit, paraqiten edhe Bill Nye, Odell Beckham Jr. e Simone Biles.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, pjesë e videos janë edhe futbollistët e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi i përbashkët i të gjithëve është që ta shpëtojnë botë, pasi planeti Tokë ka ndalur së rrotulluari.

Image

Për ta bërë këtë, yjet nxisin popullatën botërore që të vrapojë në të njëjtin kah me atletet Nike React.

Përveç videos së re, Nike ka paralajmëruar edhe gjëra të tjera, siç janë audio programet për përdoruesit e aplikacionit Run Club, të cilët do të jenë në dispozicion nga 2 marsi.

Kobe dhe Hart e njohin njëri-tjetrin edhe personalisht prej një kohë të gjatë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?